Kronikë e zezë Te gjitha

Punonjësit e OSHEE i shkojnë për verifikim në banesë, kavajasi i nxjerr çiften


Një ngjarje  jo e zakonshme ka ndodhur ditën e sotme ku një person ka hapur zjarr ndaj punonjësve të OSHEE. Ngjarja në ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites në Kavajë.

Sipas njoftimit të policisë gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin dhe verifikimin në terren të abonentëve grupi i punës së OSHEE Drejtoria Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonetit Dritan K., i cili përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës së zjarrit të llojit çifte./TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *