Aktualitet

Punonjësi i burgut kapet pasi tentoi të fuste drogë në qeli

Punonjësi i burgut kapet pasi tentoi të fuste drogë në qeli

Një punonjës i burgut të Rrogozhinës u arrestua mbrëmjen e sotme, pasi tentoi të fuste drogë në qeli.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është punonjës i regjimit të brendshëm të burgut, Pëllumb Sinani.

Këtij të fundit iu gjetën 60 gramë lëndë narkotike kanabis. Kanë nisur veprimet hetimore lidhur me këtë ngjarje, ndërsa nuk bëhet e ditur se cilit prej të burgosurve do të dorëzohej./ Tiranapost.al