Aktualitet Te gjitha

Punimet në Vorë-K/Rinasit-Fushë Krujë. ARRSH njofton shoferët nga duhet të kalojnë


Kanë nisur tashmë punimet për rehabilitimin e segmentit Vorë- K/Rinasit- Fushë Krujë, që do të thotë se shoferët e makinave do duhet të devijojnë lëvizjet në disa segmente. Përmes një njoftimi zyrtar nga ARRSH thuhet se segmenti nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa në Prezë është bllokuar plotësisht për shkak se aty po bëhen punime.

Për këtë arsye: Makinat e vogla qe udhëtojnë nga Veriu duhet të vazhdojne udhetimin ne drejtim te Tiranes dhe Durresit nepermjet segmentit rrugor Fushe Kruje – Kamez si edhe nepermjete segmentit Ahmetaq (kthesa e Rinasit) – Rinas – Qafe Kashar.
Sa i përket makinave të mëdha si kamionë, qe udhëtojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojn ë udhetimin nepermjet Autostradës.

Si do te behet levizja  sipas njoftimit zyrtar: 
1. Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjet segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

2. Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

3. Mjetet e vogla qe udhetojne nga Veriu rekomandohet te vazhdojne udhetimin ne drejtim te Tiranes dhe Durresit nepermjete segmentit rrugor Fushe Kruje – Kamez si edhe nepermjete segmentit Ahmetaq (kthesa e Rinasit) – Rinas – Qafe Kashar.

4. Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjet drejtimit te Fushe Krujes./ Lajmi referuar nga njoftimi zyrtar, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.