Aktualitet

Punimet në rrjet/ Këto zona në Tiranë, Fier, Vlorë e Skrapar do kenë ndërprerje të energjisë

Punimet në rrjet/ Këto zona në Tiranë, Fier, Vlorë e

Disa zona në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Skrapar do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë gjatë ditës së sotme për shkak të punimeve të planifikuara nga OSHEE.

Zonat pa energji në Tiranë

Për shkak të punimeve që do kryhen në kabinat “2 R construksion” dhe "Thanas Ziko", në datën 25 mars gjatë intervalit kohor 09.00-14.00 do të mbeten pjesërisht pa energji zonat përreth rrugëve:  “Kel Kodheli", “Rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike, “Thanas Ziko", “Dervish Hekali" dhe "4 Dëshmorët", Lanabregas, Bregas, Linzë, Linze Deli, Surrel, Priske dhe Fushë Farkë.

Zonat pa energji në Fier-Vlorë

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Mifol, më 25 mars, përgjatë orarit 08:00-16:00, do të mbeten pa energji këto zona: Fier/Fshati Ade, Frakull e Vogël, Kashisht dhe Sheq. Vlorë / Mifol, Skrofotine, Panaja, Trevllazer, Akerni dhe Amita

Zonat pa energji në Skrapar

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Poliçan, datë 25 mars nga ora 10:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Komunat Terpan, Torozhan, Mbrakull./Tiranapost/A.C