• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Punimet në rrjet, ja zonat në Tiranë ku do ketë shkëputje energjie të enjten


    OSHEE ditën e sotme ka bërë një njoftim për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të qytetit të Tiranës në datën 17 Maj.

    Sipas informacionit të publikuar nga OSHEE energjia do të shkëputet nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri në orën 16:00 të pasdites.

    Vendet të cilat do të jenë pa energji elektrike janë:

    1.Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

    2.Pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi

    3.Rruga “Artan Lenja”

    4.Pranë ish-fushës së Aviacionit

    5.Laprakë

    6.Rrugët “Pandi Dardha” , “Mati Logoreci” , “Vangjel Noti”

    7. Zona rreth Spitali Ushtarak

    Njoftim i OST për abonentët Tiranë

    Stakim i datës 17 maj

    Për shkak të punimeve të OST në N/st Tirana 1 (Zogu Zi), më 17 maj do të stakohet energjia⚡në orën 08:00-16:00 për zonat:

    Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, prane ish-fushes se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitali Ushtarak. /Tiranapost.al/