Politikë

Punët e prapta i bën Monika, të ishte për Lulin do flinte deri në 2021

Punët e prapta i bën Monika, të ishte për Lulin do flinte

Gjatë takimit me banorët në Berat, kryeministri Edi Rama iroinizoi dy liderët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Rama tha se punën e prapta i bën Monika, se të ishte për Lulin do flinte gjumë deri në 2021.

“Punën e prapta i bën Monika se të ishte për Lulin do të flinte deri në 2021. U them grave që i kanë burrat demokratë, mbajini burrat nga xhaketa e mos i lini të ndjekin berihain. Burrat socialistë edhe e bëjnë ndonjë punë, ndërsa burrat demokratë vetëm për punë nuk i keNe i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare para vitit 2021, ndërsa garantoi se nuk preket asnjë fije floku e qeverisë.

Nesër opozita do të protestojë para kryeministrisë, ndërsa SHBA-BE i kanë dhënë ultimatum opozitës që të shmangë dhunën./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/opozita-i-ka-hyre-detit-zvarre-nuk-preket-asnje-fije-floku-e-qeverise/