• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Puna e Komisionit Hetimor për Metën do zgjasë tre muaj: Ulsi Manja jep detajet dhe fazat që do kalohen deri në shkarkimin e Metës


    Puna e Komisionit Hetimor për Metën do të zgjasë tre muaj. Kryetari i këtij Komisioni Ulsi Manja njoftoi se puna e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës do të zgjasë me tre muaj, dhe se është në përbërje të plotë sipas rregullores së përcaktuar. Mësohet se Komisioni Hetimor do të ketë 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita e re.

    Manja mori fjalën ku dha sqarimet se si do procedojë ky Komision.

    Manja: Faza e parë është konstituimi. Lidhur me objektin e punës së këtij komisioni hetimor parlamentar: ka për objekt dhe detyrë të verifkojë procedurat e ndjekura nga ana e presidentit gjatë ushtrimit të kompetencave lidhur me gjykimin e zgjedhjeve të organve të qeverisjeve të datës 30 qershor. Do të verifikohen vendimet nga ana juridike, pasojat e ketyre akteve në raport me institucionet e tjera të vendit, si Këshilli i Ministrjave, etj.

    Me një rezolutë të firmosur, është kërkuar shkarkimi i Metës, ku konstatohet se sjellja dhe qëndrimi në raport me pozitën e tij kushtetuese në lidhje me procedurat e ndjekura për zhvillimin e zgjedhjeve, sipas tyre presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe kjo sipas tyre përbën shkak ligjor për shkarkimin e tij nga detyra sipas nenit 92 dhe 112. Ky komision referuar saktësisht vendimit numër 84 të miratuar në Kuvend në datën 8.72019 sipas këtij objekti për një periudhë tre mujore do të bëjë një hetim të plotë të të gjithë të dhënave dhe fakteve që janë pasqyruar në objektin e kërkesës së kërkuesve dhe objektin e hetimit, do ti paraqëse një raport përfundimtar nëse ekizsotojnë shkaqet për shkarkimin nga detyra, ky është edhe deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit i përcaktuar në vendimin nr 84 të vitit 2019, gjatë gjithë veprimtarisë është i detyruar ti rrijë strikt këtij objektivi punë./ Tiranapost.al. E.B