Showbiz

Puçrra në fytyrë?! Ja çfarë të konsumoni dhe çfarë të shmangni

Puçrra në fytyrë?! Ja çfarë të konsumoni dhe

Ushqimet që duhet të hani dhe ato që duhet të largoni nga dieta juaj nëse keni probleme me aknet

acne

Një fytyrë e pastër, e lëmuar dhe pa puçrra e dëshirojnë të gjithë, por shpesh thjesht nuk dimë si të arrijmë të kemi një lëkurë të tillë.

Më poshtë po ju tregojmë shkurtimisht se çfarë ushqimesh ndikojnë negativisht në lëkurë, duke krijuar puçrra, sipas raportit të disa studimeve të publikuara në një artikull në revistën “Skin&Therapy”.

Kështu këshillohet që të mos konsumoni qumësht lope, sheqer (ëmbëlsira, biskota, pije me gaz etj)., ushqime si: buka e bardhë, patatet, makaronat, të cilat e mbajnë insulinën në nivele të larta. Në vend të tyre këshillohet të konsumoni ushqime si perimet apo zarzavatet. Edhe ushqimet e shpejta (fast-food-et), si: sufllaqet, sanduiçet apo të konservuarat shkaktojnë akne në fytyrë.

Sipas këshillave të studiuesve të fushës rekomandohet të konsumoni ushqime si peshku, pasi përmbajnë shumë acide yndyrore omega 6, çaj jeshil, ushqime që përmbajnë zink dhe prebiotikë. Këta të fundit gjenden në ushqime, si: lakra turshi, kosi, çokollata e zezë etj. Sigurisht është mirë që të konsumoni së shumti frutat dhe perimet, pasi përmbajnë shumë beta karoten, një anti-inflamator shumë i mirë për organizmin.