Botë Kryesore Te gjitha

Puçi-puçi gjithandej. Pas Austrisë edhe Australia e bën të ligjshme martesën gay


Martesat e partnerëve me të njëjtin seks u kthye në ligj edhe në Australi. Shumica e deputetëve në parlament votuan për të ndryshuar aktin e Martesës, tetë ditë pas rezolutës së paraqitur në senat. Votimi me shumicë pro, solli duartrokitje dhe brohoritje në parlament por edhe jashtë saj. Miratimi i jep fund debatit të fuqishëm që ka zgjatur më shumë se një dekadë.  “Një ditë për dashuri, për barazi, për respekt,  Australia sapo e bëri”, kjo ishte ajo që deklaroi pas votimit Kryeministri Malcolm Turnbull.

Votimi vjen pasi muajin e kaluar australian votuan përmes postës nëse ishin dakort apo jo. Pasi votimi rezultoi me një Po të madhe, erdhi edhe propozimi i parë në publik i një çifti homoseksual. Ndërkohë deputetët në parlament filluan të përqafoheshin me njëri tjetrin. Shumë mbështetës të ligjit ishin mbledhur jashtë parlamentit. Ata përfshinin avokatë të shquar të martesës me seks të njëjtë, duke përfshirë ish kampionin olimpik Ian Thorpe dhe komedianin lokal Magda Szubanski. Tiranapost.al E.B

Same-sex marriage supporters outside Australia's parliament on Thursday

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *