• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Në kërkim prej 3 vitesh: Publikohet fotoja e grabitësit të tretë të Rinasit


    Pas Klement Çalës publikohet edhe imazhi i të dyshuarit të tretë për grabitjen në Rinas, Aleks Pepën.

    Edhe Pepa ka një të kaluar kriminale dhe është i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi ai është një nga atuorët e grabitjes së parë që ndodhi në Rinas, në 30 qershor të 2016-s, ku një makinë “Benz” u fut dhe mori një shumë rreth 1 milion euro.

    Ai ka punuar më herët në Greqi, por në vitin 2015 u kthye në Shqipëri, ku një vit më pas kreu grabitjen.

    Fotoja e Aleks Pepës, është publikuar dhe në faqen e Interpolit, ku 45-vjeçari thuhet se është nga qyteti i Elbasanit. Ai dyshohej se pas grabitjes së 3 viteve më parë, ishte larguar nga Shqipëria në drejtim të Rumanisë dhe më tej nuk dihej destinacioni i tij. Gjykata që prej vitin 2016 ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

    Identifikimi i Pepës u bazua në analizën e ADN-së së një fije floku, të gjetur në paruken e hedhur pas grabitjes. / Tiranapost.al

    E shkuara kriminale e Klement Çalës, një prej grabitësve të Rinasit