Aktualitet

Publikohet Exit Polli: PS merr më shumë se 71 mandate

“Kur themi këtë nuk kemi parasysh marzhin e gabimit. Është koncepti ynë mbi bazën e perceptimit nga sondazhi aktual. Nuk janë të dhëna që vijnë nga qendrat e votimit. Janë 250 seksione ku njerëzit tanë kanë intervistuar. Është dorëzuar skeda elektorale, ku e kanë plotësuar atë 1 minutë përpara se të futet në qendrën e votimit. Është plotësuar në mënyrë sekrete skeda, kjo është teknika që është përdorur sot për sondazhin”, tha Antonio Notto drejtori i IPR Marketing.

Partia Socialiste fiton qarkun e Tiranës me të paktën 17 mandate. Ky është rezultati i dalë nga Exit-Polli i parë i IPR Marketing, menjëherë pas mbylljes së afatit zyrtar të votimit.

Sipas këtyre rezultateve, PS ka marrë 45-49% të votave në qarkun e Tiranës. E përkthyer në mandate, PS pritet të marrë 17-19 mandate.

Ndërsa pas saj është PD e cila në Tiranë pritet të marrë 11-13 mandate.  Për LSI parashikohen 2-4 mandate.

Ndërkohë në rang kombëtar, Antonio Notto tha se PS pritet të marrë më shumë se 71 mandate

“Kur themi këtë nuk kemi parasysh marzhin e gabimit. Është koncepti ynë mbi bazën e perceptimit nga sondazhi aktual. Nuk janë të dhëna që vijnë nga qendrat e votimit. Janë 250 seksione ku njerëzit tanë kanë intervistuar. Është dorëzuar skeda elektorale, i cili e ka plotësuar atë 1 minutë përpara se të futet në qendrën e votimit. Është plotësuar në mënyrë sekrete skeda, kjo është teknika që është përdorur sot për sondazhin

” tha Antonio Notto drejtori i IPR Marketing

Rezulatet e sondazhit të IPR Marketing për qarkun e Tiranës:

PS 45-50% ose 17-19 mandate

PD 31-35% 11-13

LSI 11-15% 2-4

PDIU 1-3%

LIBRA 1-3%

Partitë e tjera 0-2%

exit-poll-tiranetirana-me-perqindjeexit-poll-tiranetirana-me-perqindje