• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Te gjitha

    Publikohen dokumentet: Ja vendimi për zgjedhjen e kryebashkiakut para 94 vitesh


    “Tiranapost.al” sjell dy dokumente që përkojnë para 94 vitesh, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë.

    Një prej dokumenteve të siguruara nga redaksia jonë është nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 17 dhjetor të 1925-s.

    Në këtë dokument shkruhet se pas zgjedhjeve të zhvilluara kryetar i Bashkisë së Tiranës është caktuar Fuat Toptani.

    “Lutemi të urdhëroni fillimin e tij me punë dhe formimin e Këshillit të ri të Bashkisë , sipas votave që ka marrë secili”, shkruhet në mbyllje të vendimit.

    Ndërsa dokumenti i dytë i nënshkruar nga sekretari i Këshillit të Ministrave, në 29 dhjetor të të njëjtit vit në Pogradec, kërkon anulimin e emërimit të Spiro Naços dhe emërimin e Gjoka Ndinkës për kryetar Bashkie.

    Në këtë kërkesë thuhet se Naço nuk ka zotësinë e duhur për të mbajtur këtë post, ndërsa në një prej arsyeve shkruhet:

    “Është prej kundërshtarëve më të rreptë të këtij regjimi e partizanëve më të ngushtë të Fan Nolit me shokë, gjë për të cilën jemi në pozitë të japim shkoqitjet e duhura, ku dhe kur të jetë nevoja”./Tiranapost.al