Aktualitet

Publikohen emrat e 6 shqiptarëve që u kapën me 1 mijë kg kokainë në Greqi. Policia helene tregon si u zbuluan

Publikohen emrat e 6 shqiptarëve që u kapën me 1 mijë kg

Zbulohen emrat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar për shumën e kokainës që u gjet mëngjesin e sotëm në Mesologji, të Greqisë. Policia helene deklaroi se shkatërrimi i kësaj organizate kriminale i dha një goditje fortë trafikut të kokainës në zonën e Ballkanit.

Kreu i organizatës është 41 vjeçari,  Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi, pasi ka qenë i dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda.

Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë ishin  nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë.

Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjencive ligjzbatuese ishin tepër efektive.

Gjatë fazës finale, autoritetet  pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin  në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës.

Gjatë operacionit u gjetën 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh  prej  231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar:

SANDËR PEMA

ARBËR PËRDEDA

ERGON TUSI

ERLIN ZOTAJ

LEK DODA

MAKSIM PREÇI

Sandër Pema dhe Maksim Preçi janë kushërinj nga i njëjti fshat./ Referuar TCH/

http://www.tiranapost.al/kokaine-nga-shqiperi-dy-operacionet-ne-greqi-godasin-rrjetin-e-trafikimit-te-droges-7-shqiptare-te-arrestuar/