• Shqip
  • English
  • E diel, 13 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Prindër Të gjitha TIP top

    Psikologët shpjegojnë se përse Princi William ulet në gjunjë kur flet me djalin


    Në familjen mbretërore punët duken të ndara për bukuri. Në fotot e tyre familjare shohim që Princi William qëndron më shpesh pranë të birit, George, kurse Kate pranë më të voglës së familjes, princeshës Charlote. Në shumë raste William qëndron i ulur në gjunjë pranë të birit, i flet, i mban dorën dhe duket se i vogli e dëgjon me vëmendje. Pozicioni i zgjedhur nga princi nuk është i rastësishëm. Pas tij qëndrojnë këshillat e eskpertëve të fëmijëve të Kensington Palace.

    landscape-1500299393-william-george-warsaw

    Në një artikull të El Pais, i ka dhënë emër kësaj lloj sjelljeje: “dëgjim aktiv”. Bëhet fjalë për një koncept të zhvilluar në vitin 1957 nga psikologët Carl Rogers dhe Richard E. Farson dhe i listuar si një nga teknikat më efikase për edukimin e fëmijëve.

    Kjo tip bisede e ndihmon fëmijën të kuptojë botën e të rriturve. Të rriturit i japin mesazhin se po e dëgjojnë dhe me anë të kontaktit viziv e bëjnë të kuptojë se edhe e ndjejnë atë që thotë jo vetëm e dëgjojnë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të qëndrosh në të njëjtin nivel, duke  transmetuar qetësi dhe mbrojtje fëmijës.

    Britains-Prince-William-Catherine-Duchess-of-Cambridge-Prince-George-and-Princess-Charlotte-atte

    “Shpesh prindërit në vend që të edukojnë, duan biendje të menjëhershme, bazuar në interesin e tyre: ‘mos bëj zhurmë se më shqetëson’, ‘mos lëviz se më acaron’. Kjo nevojë e prindërve mund të mos analizohet dot nga fëmija, duke i shkaktuar atij shqetësime.

    15-Prince-William-Prince-George-Princess-Charlotte-and-Catherine-Duchess-of-Cambridge

    Dëgjimi aktiv i lejon prindërit të jenë në të njëjtin nivel me fëmijët pa qenë kërkues dhe tiranë. Dhe nëse mbretërorët veprojnë kështu, duhet të jetë vërtet e rëndësishme të bëjmë edhe në si ata.

    ENGLEFIELD, ENGLAND - MAY 20:  Catherine, Duchess of Cambridge speaks to Princess Charlotte after the wedding of Pippa Middleton and James Matthews at St Mark's Church on May 20, 2017 in in Englefield, England. Middleton, the sister of Catherine, Duchess of Cambridge married hedge fund manager James Matthews in a ceremony Saturday where her niece and nephew Prince George and Princess Charlotte was in the wedding party, along with sister Kate and princes Harry and William. (Photo by Kirsty Wigglesworth - Pool/Getty Images)

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690