• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Psikiatre Arjana Rreli: Pranoni atë që ndodhi (tërmetin) dhe frenoni fantazinë. Kujdes fëmijët dhe të moshuarit


    Mjeke psikiatre Arjana Rreli ka dhënë këshillat e saj për të gjithë ata që kanë nevojë e janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje pasdite në orën 16:15 minuta, pasuar nga lëkundje të tjera sizmike. Psikiatre Rreli thotë se ka rëndësi që të pranojmë atë që ndodhi, për të frenuar edhe fantazitë dhe panikun, që mund të na shkaktojë probleme të shëndetit mendor. Ajo jep këshillat e saj se si duhet të reagojmë në raste të tilla dhe të tregojmë kujdes, kryesisht për të vegjlit dhe të moshuarit, si dhe të kërkojmë menjëherë ndihmë nga mjekët specialistë psikiatër.

    Në linjë telefonike me report Tv, Arjana Rreli tha:

    Ne minimalja që duhet të bëjmë është të pranojmë atë që ndodhi, nuk e ndryshojmë dot më, të vendosim qetësinë tonë sepse kjo gjë frenon fantazinë që në këto momente e përfshirë edhe ne alarmin e eksperiencës së kaluar, mund të rrisin më tepër nivelin e stresit dhe behet precedent për problem të shëndetit mendor. Ë gjithë zgjidhja që bëjmë ne profesionistët e shëndetit mendor është që të marrim qetësinë tonë, të bisedojmë për eksperiencën, edhe nga të tjerë, nuk këshillohen të mbahen për vete, është tamam si ajo plaga që mbledh dhe në një moment të dytë shpërthen, duhet të bëjmë katarsis.

    Çfarë duhet bërë me fëmijët dhe moshat e treta?

    Rreli: Janë dy grupmoshat më të ndjeshme, përjetimin e kanë në ekstrem, fëmijët kanë disi mekanizma mbrojtës, ndërkohë vlen të themi pleqëria është si fëmija, edhe kjo grupmoshë në mënyrë të thëni simbolike ‘i lëshon armët’ , e vuajnë shumë më tepër nga fantazia, nga pafuqia për të reaguar dhe për të marrë masat që ne të tjerët përpiqemi që të shfrytëzojmë maksimumin e kapaciteteve, këto dy grupmosha duhet të asistohen fuqishëm, të mos lihen vetëm në këto momente sepse ata i përsërisin eksperiencat në mënyrë emotive, që i ngacmon dhe e kanë akoma në qendër të mendimeve atë që ndodhi. Duhet të ketë prani të të tjerëve, të afërmit tu qëndrojnë pranë të bisedohet me ta, ti qetësojnë duke u thënë se gjithçka kaluar.

    A është i lartë numri i personave që i janë drejtuar mjekëve psikiatër?  Ka pasur raste? 

    Rreli: Unë personalisht kam marrë shumë telefonata. Kaq normale është kërkimi i ndihmës sa edhe familjarët e mi ishin të parët që më telefonuan, duk pyetur a është normale ajo ndjesia e frikës, panikut dhe si të përballohet. Ne do ristartojmë punën, jemi të gatshëm për të ndihmuar të gjithë. Të shpresojmë për më të mirën./ Tiranapost.al E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]