• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Te gjitha

    PSG humb edhe një tjetër titullar në sfidën me Manchester United


    PSG do të luajë në “Old Trafford” kundër Manchester United këtë të martë në mbrëmje për Champions League, por për trajnerin Thomas Tuchel problemet sa vijnë e shtohen.

    Pasi u zyrtarizua mungesa e Neymar për 10 javë, gjë që solli mungesën e tij në dy ndeshjet kundër United. Tani trajneri gjerman duhet të bëjë llogaritë edhe pa Edinson Cavani për ndeshjen e së martës.

    Sulmuesi uruguaian doli i dëmtuar nga ndeshja e djeshme kundër Bordo, aty ku shënoi edhe golin e fitores me anë të një penalltie. Cavani ka patur dhimbje në kofshën e djathtë dhe sot paradite iu është ënshtruar testeve mjekësore dhe ai nuk do të jetë i gatshëm të luajë për këtë ndeshje sepse ka pësuar një tërheqje muskulore. Ende nuk është përcaktuar një datë fikse për rikthimin e tij./XH.K