• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lajme shkurt Showbiz Të gjitha TIP top

    Pse zhdukja e Florit nuk duhet të merret kaq seriozisht


    Sot nuk ka ngelur portal pa shkruar se më në fund Flori Mumajesi, që qenka zhdukur pa nam e pa nishan, është shfaqur në një foto të shokut të tij Klajdi Haruni. Siç edhe mund ta shihni, Flori duket për bukuri, ndërkohë që para se Klajdi të vendoste ta shfaqte, një re shqetësimi ishte ngritur po nga portalet. Ku është Flori? Ku është zhdukur? Çfarë i ka ndodhur? Madje lart e poshtë u shfaqën edhe ca teori konspiracioni që kishin të bënin me bizneset e tij, ca të tjera me koncertet dhe kaq u desh që rreth Florit të ngrihej një re misteri. Por kjo nuk është hera e parë.

     

     

    Para se të bënte rikthimin e tij të madh në Këngën Magjike me këngën “Plas” në 2 dhjetor 2018, Flori kishte që në 19 gusht pa postuar as edhe një foto për be. Por ja që u shfaq fuqishëm drejt e në skenë dhe duhet ta pranojmë që ai i vjetshmi ishte festivali i tij, suksesi i tij i padiskutueshëm.

    Flori thjesht është zhdukur nga Instagrami. Mbase po merr kohë për një krijim të ri, mbase është i lodhur, mbase është me pushime të gjata. Çështje artistësh! Por zhdukja e tij nuk ka pse çudit askënd për sa kohë që ka ndodhur edhe më parë. Madje, po të kemi parasysh rastin e parë, mbase duhet të rrimë e të presim se ç’do plasë kësaj here. Gjithsesi, Klajdi sot i qetësoi të gjithë kur postoi foton e Florit, veshur me shapka duke bërë foto. Çdo gjë në rregull edhe kësaj here. Le të qetësohemi njëherë për njëherë./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690