• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Të gjitha TIP top

    Pse vetëm trupi do palestër? Do edhe fytyra, dhe bën mirë shumë


    E keni parasysh se si themi që të hënën do regjistrohemi në palestër?! Ka që regjistrohen vërtetë. Ka dhe nga ata që shkojnë më shumë sesa dy herë. Ata pastaj që kanë më shumë vullnet (ku shitet ky vullneti?!) shkojnë rregullisht dhe thonë që palestra përveçse të bën mirë për formën fizike të trupit, edhe shijoka shumë.

    Por ja që ka një tjetër lloj palestre e cila thjesht shijon shumë. Dhe për këtë nuk duhet hiç vullnet, sepse të gjithë do të donin një palestër ku të rrinin shtrirë dhe punën ta bënte dikush tjetër… Në palestrën që i bëhet fytyrës, kjo është e mundur. Quhet Face – Gym dhe përveçse i bën mirë muskujve të fytyrës, përveçse të bën të bukur, shijon shumë shumë. Si masazhet e fytyrës, por me më shumë efekte pra.

    Qëkur u pa se e bën Belen Rodriguez, të gjithë u çmendën pas saj dhe nisën të pyesnin se si ishte Face Gym – palestra e fytyrës. Në Tiranë këtë trajtim e ka sjellë “Bamboo Spa and Hammam” brenda në hotel Rogner dhe meqë bëhet fjalë për diçka të re, pyetëm dhe mësuam gjithë detajet.

    Është tamam gjimnastika e muskujve të fytyrës: fytyra jonë është çdo ditë nën ndikimin e stresit dhe toksinave (pluhurat, kafeina, kripërat, metalet, çrregullimet hormonale etj) të gjitha këto bllokojnë qarkullimin limfatik, duke shkaktuar ënjtje, lodhje dhe lëshim te fytyrës. Nëpërmjet Face Gym ne stimulojmë qarkullimin limfatik dhe çlirojmë tensionet muskulare, të cilat na bëjnë të dukemi më të mëdhenj në moshë dhe me pamje të më egërsuar dhe më të lodhur. Kjo teknikë prek 40 muskuj të ndryshëm të fytyrës në vetëm tridhjetë minuta që zgjat një seancë.

    Dhe në vetëm tridhjetë minuta gjimnastikë që u bëhet muskujve të fytyrës, ka kaq shumë benefite:
    nxitet qarkullim i gjakut drejt fytyrës; nxitet rigjenerimi i qelizave të reja; stimulohet qarkullimi limfatik; largohet enjtja e fytyrës; largohet enjtja poshtë syve; nxitet prodhimi i kolagjenit më shumë se me çdo teknikë tjetër; realizohet një efekt i menjëhershëm “liftin”; rikonturohen linjat e fytyrës; fytyra merr një shkëlqim të dukshëm; ka efekt mbushës dhe reduktues të rrudhave.

    Pra ka kaq shumë efekte, më shumë sesa palestra që bëjmë çdo ditë për të mbajtur në formë muskujt e trupit. Lajmi I mirë është se Face – Gym këshillohet vetëm një herë në javë (ja për kaq kanë vullnet të gjithë) dhe ashtu si për trupin kërkohet instruktor I mirë, edhe për muskujt e fytyrës duhet të trajtohen vetëm nga estetiste të specializuara për këtë punë. Tek Bambooo Spa and Hamham janë një hap përpara, Face – Gym ka nisur të ketë fanset e para./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post