Nën lupën e Stela Sallakut

Pse veshja 'black' e Linda Ramës në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte të sharë

Pse veshja 'black' e Linda Ramës në Shtëpinë e

Dihet që nëse zgjedh një fustan të zi për një event a pritje ke respektuar çdo kod veshjeje. Sidomos nëpër ceremoni zyrtare. Jo më kot Angelina Jolie, Rei Kawakubo, Victoria Beckham, Meghan Markle etj. zgjedhin të zezën, madje e kanë kthyer dhe në uniformë.

[caption id="attachment_426901" align="aligncenter" width="570"] Rei Kawakubo, dizajnerja e Comme des Garcons[/caption]

[caption id="attachment_426904" align="aligncenter" width="749"] Victoria Beckham[/caption]

[caption id="attachment_426905" align="aligncenter" width="750"] Meghan Markle[/caption]

Veshja e Linda Ramës më kujton pikërisht ato zonjat e kuruara, që kur i duhet të jenë modeste apo sharmante, dinë si t’i zgjedhin veshjet dhe fustanet. Dinë se cili dizajner bën çfarë duan dhe dinë dhe se kujt ia besojnë paraqitjen. Madje, duke parë zgjedhjen e saj, me fustanin e plotë, me fund me pala dhe jakë të prerë “I”, më kujton dizajnet e Dior të 1950-tës. Kulmi i modës dhe “new look-ut”. Edhe sqimatare, por edhe brenda kodit të veshjes. Edhe elegante, por modeste në të njëjtën kohë. Pa zbuluar krahët dhe pa korse. Me një make-up minimalist dhe të freskët. Do thosha një fustan për t’u marrë shembull.

[caption id="attachment_426906" align="aligncenter" width="650"] Foto nga Instagram[/caption]