• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Politikë Të gjitha

    Pse u prishët me Ramën? Albin Kurti: Nisi vitin e kaluar kur ai mbajti anën e Thaçit për ‘kufijtë’


    Fevizu e pyet Albin Kurtin për raportet me kryeministrin.

    Fevziu: Raportet me Ramen si ikeni ?

    Kurti: Raportet i kemi pasur shumë të mira, tash raportet nuk them që i kemi shumë të mira por dua ti përmirësoj se nuk jemi të veçantë…

    Fevizu: Pse u prishët me Ramën?

    Kurti: Besoj që ka ardhur si rezultat i afërsisë se tepruar të kryeministrit me Thaçin në një kohë kur në Kosovë u zhvillua protesta më e madhe ne protestën e pasluftës, ishte pikërisht kundër presidentit.  Rama më pas mbështeti Thaçin për shkëmbimin e trritoreve.

    Fevizu: Keni pasur bisedime me Ramën më vonë?

    Kurti: Jam takuar në Dhërmi, në rezidencën qeveritare, kemi folur shumë e gjatë, jemi pajtuar për shumë gjëra, jemi bashkë në forumet ndërkombëtare me partitë simotra, por për këtë gjë( mbështetjen e Thaçit për kufijtë) më ka ngelur pak enigmatike që ai nuk shkëputet dot prej aventurës akrobatike të presidentit për shkëmbim territorial me Serbinë.

    Fevziu: Ka pasur zëra së ka pasur një qejfmbetje për ndërhyrjen tuaj në politikën e Tiranes. Ka pasur zëra për krijimin e një strukture të VV ne Shqiperi, a ka të bëjë dhe me kete?

    Kurti:Jo ska te beje,

    Fevziu: Do e takosh Ramën?

    Kurti: do e takoj shpejt Ramën,

    Fevziu: Me Metën keni raporte të mira?

    Kurti: Edhe me Metën kam raporte te mira, por kam kohë që nuk e kam takuar./ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post