Aktualitet

Pse Trump ktheu mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri? Fox News zbulon disa komunikime të saj me ish-spiunin anglez

Pse Trump ktheu mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri?

Ishte në pritje të konfirmimit si ambasadore e Amerikës në Shqipëri, por emri i zyrtares së DASH Ann Kavalec është hequr nga lista. Këtë shkruajnë mediat amerikane, që tregojnë se kjo ka ndodhur për shkak se ajo ka komunikuar me ish spiunin anglez Christopher Steele, i cili hartoi disa dosje false për presidentin Trump dhe lëshoi disa informacione për një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve në Amerikë.

Ka qenë presidenti Trump i cili ka hequr së fundmi emërimin e Kathleen Ann Kavalec. Ajo priste të emërohej, por e shkuara e penalizoi. Janë zbuluar takimet e saj personalisht në komunikimet me Steele para dhe pas zgjedhjeve amerikane.

Por kush është Kavalec? Punonjësja e DASH ka punuar për sekretaren e Shtetit Victoria Nuland. Ajo ka përkrahur ish presidentin Obama dhe Hillary Clintoni, duke dhënë edhe një fond prej 250 dollarësh në vitin 2012 dhe 250 dollarë për Clinton e cila kandidoi në vitin 2016 kundër Trump. Ka qenë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë që ka treguar për SaraCarter.com se presidenti e ka tërhequr nominimin e saj dhe se asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht për këtë post. Por pavarësisht kësaj, nëse shohim në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të figurojë Kavalec si kandidate. E ndërsa flitet për disa e-maile të zbardhura të saj në vitin 2016 ku i referohet një ish biznesmeni rus. Në këtë link keni artikullin e plotë dhe zbardhjen e emaileve. Ndiqni viden më poshtë./ Për Tiranapost.al. E.B

https://youtu.be/hZCruunLZqs