• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Opinion

    Pse do të shkruaj në Tirana Post çdo të premte?


    Matilda Terpollari Opinion

    Matilda Terpollari/Kur drejtorja dhe administratorja e “Tirana Post” Mira Kazhani më propozoi të shkruaja në portalin që ajo ka hapur, më erdhi mirë, por dhe u stepa. Mira është gazetare e vjetër dhe propozimi që të vjen nga një profesionist mbetet më i cmuari në gazetari. Bashkë ndajmë shpesh biseda, mirëpo idetë për aktualitetin jo. Nuk ndajmë të njëjtin mendim. Madje jemi krejt të kundërta. Këto kohë, debatojmë shumë për punët e Rilindjes. Unë mendoj se “Rilindja “ po punon keq,madje shumë keq. Ndërsa Mira nuk është kritike si unë . Unë mendoj që ky vend po kalon ditët e tij më të vështira dhe është i mbytur në propagandë , ndërsa Mira më thotë, se ka arritje të cilat unë nuk i shikoj. Mirëpo pranova të jem pjesë e editorialeve në “Tirana Post” dhe ajo pranoi të mos më censuronte, sic bëri miku i saj Henri Cili me gazetarin Alfred Lela . Në këtë moment, unë po shpresoj të përdor lirinë time ashtu sic dua unë. A mundem të ndryshoj gjëra në këtë vend, me kaq pak ?. Aq sa me lejon liria ime ?. Mendoj se po! Nuk janë rrethanat ato që na vështirësojnë jetën, por mungesa e kuptimit. Ndaj nëse më lejojnë, do të jap këndvështrimin tim.

    Vendosa të shkruaj cdo të premte ne “Tirana Post” reflektime edhe mbi ngjarjen e javës. Vendosa të shkruaj dhe të ndaj me ju eksperiencën që kam fituar. Shpesh do e bëj këtë edhe me qëndrim politik.

    Për këtë të fundit po më provokon gjithmonë e me shume kriza e te majtës liberale dhe ajo e të djathtës perëndimore, që po shkon në mënyrë të pakuptimtë drejt populizmit . Të dyja këto fenomene që sigurisht sjellin pasoja dhe në Shqipëri, më kanë bërë të pyes veten: Cfarë do të bëhet me Shqiptarët ? A kanë ata një alternativë të tretë? Edhe për këtë dua të shkruaj. Do të ndaj me ju shqetësimin për alternativat tona në zgjedhjet e ardhshme. Këtu mund të nxisim edhe një debat së bashku. A mundet të kemi një Shqipëri tjetër në sy të botës? Mos ndoshta duhet të krijojmë një Shqipëri tjetër në sytë tanë në radhë të parë…. ?!

    Besoj se këtë ngacmim për të qenë e pranishme me opinione cdo javë nuk e kam nga energjitë e reja, por nga e kundërta, nga lodhja e tranzicionit te pafund. Do të perpiqem t’ë tregoj në hapsirën që më kanë lënë në dispozicion një realitet tjetër atë që shikoj unë. Do të përpiqem të tregoj se cfarë po ndodh në Shqipëri sipas meje.

    Nëse e keni vënë re, në këtë dhjetëvjecar njerëzit po konsumojnë më shumë se asnjëherë tjetër ,muzikë, spektakële në TV, e gjithshka që quhet zbavitje. Në fakt kjo ka rezultuar fatale. I ka shkëputur shqiptarët nga realiteti, i ka mpirë dhe vënë në gjumë. Kjo më shqetëson. Është letargjia e tyre, që më ka zgjuar mua. Ndaj do të përpiqem të flas në këtë dritare që më ofroi “Tirana Post”.

    2 Komente

      1. Kjo ka nje emer. Quhet Matilda Terpollari dhe eshte nje nga gazetaret me te mira ne Shqiperi. Dokumentaret e saj jane nder me te miret sot per sot ne treg.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690