Aktualitet

Pse më shikon?!/Policia jep detaje nga atentati i dështuar në Elbasan

Pse më shikon?!/Policia jep detaje nga atentati i dështuar në

Rezultoi i dështuar një atentat me armë drejt një personi, mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ndërkohë që policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin 34 vjeçar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Stacioni i Trenit”.

34 vjeçari i identifikuar nga Policia me inicialet A. S, ka qenë në lokal dhe aty është konfliktuar me fjalë me një klient të lokalit. Dyshohet se sherri mes dy personave ka ndodhur në lokal për arsye ordinere, teksa autori i është drejtuar personit tjetër duke i kërkuar llogari “pse shikon”. Pas kësaj 34 vjeçari është larguar në banesë ka marrë armën dhe i ka zënë pritë personit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit ka qenë në mjet dhe teksa kalonte në rrugë 34 vjeçari ka qëlluar dy herë në ajër dhe pas kësaj është drejtuar drejt mjetit. Por drejtuesi ka ecur me shpejt duke shmangur një incident.

Njoftimi i policisë:

Elbasan – Sherbimet e Policise lokale identifikuan brenda nje kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

Agjentet e kane shpallur ne kerkim dhe forca te shume janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli perpara me armë ne dore nje shtetasi qe levizte me makine, me cilin pati nje konflikt te momentit.

Nga 2 të shtënat ne ajer nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.