Shëndet Te gjitha

Pse shajmë dhe nxjerrim sekrete kur jemi në gjumë


Është ide bindëse se njerëzit që flasin në gjumë mund të zbulojnë sekretet e tyre më të thella, ndërsa tani një studim i ri tregon se kryesisht themi  ‘jo’ dhe fjalë fyese apo ofendime. Çfarë misteresh fshehim në nën ndërgjegjen tonë? Sipas një studimi të ri francez, që besohet të jetë më i madhi mbi këtë temë, tregon se fjalët më të përdorura janë fjalët ofenduese, apo sharjet. Times publikon artikullin ku tregon se ne ofendojmë 800 herë më shpesh kur jemi në gjumë sesa kur jemi zgjuar.  Disa njerëz e tejkalojnë vërtet me fjalorin e tyre.

Studimi gjithashtu zbuloi se meshkujt flisnin më shumë se gratë si dhe përdornin akoma më shumë fjalë fyese. Të folurit në gjumë ose siç njihet ndryshe në termat shkencorë si  somnolokia, është një pjesë e parasomnias (që përfshijnë të ecurit në gjumë dhe makthet gjatë gjumit).

‘Ky fenomen lidhet me sistemin nervor që stimulohet, që mund të lidhet me përdorimin e tepruar të teknologjisë para fjetjes ose përdorimit të lartë të kafeinës”, tregon  Doktoreshë Nerina Ramlakhan, terapiste për problemet me gjumin dhe autore e librit ‘Fast Sleep, Wide Awake’.

Ajo thotë se këto lloj sjelljesh apo përdorimi i fjalëve fyese gjatë gjumit, ndodhi shpesh me njerëz që mendojnë shumë, dhe që në jetën e përditshme rezervohen për të shprehur ato që duan të shprehin më shumë.  “Kur këta njerëz  flenë gjumë, shprehin shumicën e fjalëve që nuk ka mundur dot ti thonë”. Ideja që ju mund të zbuloni sekretet më të thella të dikujt, gjatë kohës që ata janë në gjumë, është një ide shumë bindëse. Ka aplikacione që regjistrojnë të folurit në gjumë ( Sleep Talk Recorder), që i bën njerëzit shpesh të qeshin kur i dëgjojnë.

Kjo është shumë më e zakonshme tek fëmijët të cilët lozin dhe emocionet apo fjalët i shprehin edhe në gjumë. Megjithatë, tek të rriturit edhe ankthi edhe stresi ndikojnë në të folurit, të shumtë janë studiuesit të cilët thonë se njerëzit flasin kur janë në fazën para gjumit të thellë. Sidoqoftë, të bisedosh me dikë në momentet që po fle gjumë, mund të nxjerrësh shumë sekrete të vlefshme. Tiranapost.al E.B

With all your sleep-talking, you’re telling me lies.

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *