PolitikëTe gjitha

Pse Samiti i Sofies është i rëndësishëm?! Ju tregojmë disa të vërteta


Esencë e editorit/ Janë liderët e Europës dhe të Ballkanit Perëndimor që fluturojnë sot në Sofie të Bullgarisë e cila ka edhe Presidencën. Dhe para takimit zyrtar pritet një tjetër takim, por këtë herë joformal. Presidenti bullgar Bojko Borisov do t’i mbledhë të gjithë së bashku në një drekë në ‘Sofia Tech Park’.

Ditën e nesërme do të mbahet në Sofie të Bullgarisë, Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ky Samit do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe mesa duket edhe Basha do jetë atje siç ka thënë më herët.


Sofie, Bullgari

Samiti synon të japë një shtysë të re për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ashtu sikurse tha edhe presidenti Tusk, ky Samit synon një sërë të mirash të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor në shumë aspekte siç janë: siguria, emigracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Qëllimi ynë do të jetë forcimi i lidhjeve me rajonin dhe brenda tij. Kjo do të rezultojë në rritjen e investimeve në infrastrukturën e transportit, më shumë shkëmbime arsimore dhe kulturore dhe komunikim më të shpejtë dhe të lehtë ndërmjet qytetarëve tanë. Samiti do të synojë gjithashtu të forcojë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë sigurinë dhe emigrimin.  Kush do të marrë pjesë në samit?, tha Donald Tusk më herët.

Sofie, Bullgari

Para takimit zyrtar pritet një tjetër takim, por këtë herë joformal. Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov do t’i mbledhë të gjithë së bashku në Sofia Tech Park. Kjo drekë e cila është pjesë e agjendës së liderëve, do përqëndrohet në Europën digjitale, kërkimin dhe inovacionin.

Gjithashtu të pranishëm në Samit do të jenë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, Shefja e Lartë e Diplomacisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri përgjegjës për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn.

Në rendin e ditës së këtij Samiti janë:

–  Riafirmimi i angazhimit të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e rajonit në familjen evropiane.

–  Forcimi i lidhjeve ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në aspektin e infrastrukturës dhe lidhjes digjitale dhe njerëzore.

–  Të punojnë më ngushtë së bashku për të adresuar sfida të përbashkëta të tilla si siguria, emigracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. /Tiranapost.al