• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Pse Rusisë i intereson një shtet i vogël si Mal i Zi?


    Me një popullsi të përgjithshme sa një qytet europian dhe me një territor sa një rreth i vogël në një shtet perëndimor Mali i Zi, normalisht nuk duhet të jetë shtet me interes shumë të madh për Rusinë.

    Por, shteti i vogël ballkanik i cili u zhduk nga harta në vitin 1918 dhe zgjodhi me anë të një referendumi  cili u fitua me pak diferencë votash të shpallet shtet i pavarur në 2006 është sot në qendër të debatit botëror për shkak të përplasjes së interesave me Rusinë.

    Po pse i intereson Rusisë Mali i ZI?

    Në shekullin e XIX ky shtet shërbente si “mashë”e Rusisë në konfrontimin e saj strategjik me Perëndimin. Për më shumë se një dekadë tashmë, oligarkët rusë kanë transferuar paratë e tyre të pisëta dhe të dashurat bjonde në Mal të Zi, të tërhequr nga bregdeti mahnitës, kazinotë e mëdha dhe mundësitë e pafundme që ofron ky shtet i dobët për pastrim parash. Mal i zi ka avantazh shumë të madh, sepse përdor monedhën Euro që do të thotë se Rusët kanë garanci afatgjatë në investimet e tyre atje.

    Pas deklaratave të kryeministrit malazez që i bënte thirrje Rusisë të mbante duart larg nga shteti i tij vëmendja e botës po ashtu si në shekullin e XIX i është rikthyer një shteti të vogël sllav në Ballkan.

    Përshtatur nga Daily Mail/ tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]