• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Pse po e ngacmon kryeministri Berishën? A mund të jetë e vërtetë pëshpërima se familjes Berisha i është ndaluar hyrja në SHBA nga ambasada në Tiranë


    Esencë editori/ Lexoje edhe përgjigjen e Sali Berishës

    Ka një pëshpërimë në kryeqytet prej ditësh e pakonfirmuar, por që me një vëzhgim të hollë në dy seancat e fundit parlamentare Edi Rama i çon vazhdimisht mesazhe Sali Berishës. E fundit ishte sot, kur ai përmendi vazhdimisht frazën e kapërcimit të oqeanit.

    “Tani, ti e kapërcen oqeanin po të duash? Ti po të duash a e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse do të isha ai që përshkruanit ju nuk do ta kaloja oqeanin, jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesa të Shtëpisë së Bardhë”, tha Rama.

    Herën e parafundit në Parlament në një moment të caktuar Rama i ka thënë po prapë Berishës, nuk të ndihmojë dot për atë letrën që të ka ardhur./Tiranapost.al