Tech

Pse po bëhemi kaq jotolerantë?

Pse po bëhemi kaq jotolerantë?

Sipas psikologëve, rritja e intolerancës vjen nga shoqëria globaliste që na stimulon nevojën për t’u shfryrë. Dhe nga teknologjia që na krijon iluzionin e një jete “fushë me lule”.

Kohët e fundit po vihet re një rritje e intolerancës kundrejt mendimeve të të tjerëve. Mjaft të shohësh televizor: emisionet janë plot me dhunë verbale, në luftë për audiencë.

Pse ka kaq shumë mungesë tolerance?

 Mesa duket fajtore është shoqëria multietnike që e ka bërë stilin e jetës shumë heterogjene. Shoqëria jonë ka në bazë imazhin: kjo tregon se karakteristikat e personalitetit tonë duhet të jenë të dukshme dhe të  pranuara. Nëse ti ngre zërin, duket sikur personaliteti yt është më i dukshëm. Veç të tjerash, shoqëria e konsumit e ka llastuar paksa gjithë botën, e cila e ka humbur pjesërisht filozofinë e edukatës dhe sjelljes së kulturuar, që dikur ishte tipike për vendet e zhvilluara.

Mbretëria e mungesës së edukatës dhe fjalorit të shthurur është interneti, ku ofezat dhe sulmet verbale po arrijnë nivele të paimagjinueshme. Të mbrojtur nga anonimati, shumë përdorues të internetit “shëtisin” nëpër forume, blogje dhe diskutime online, duke sulmuar dhe fyer këdo që mendon ndryshe.

Duke na krijuar iluzionin se po na i bën jetën më të rehatshme, teknologjia na ka bërë më pak tolerantë përballë çdo mendimi të ndryshëm nga i yni. Si rrjedhojë, frustrimi rritet edhe më shumë, sepse po varim gjithnjë e më shumë hallka të jetës sonë tek teknologjia. Mendo vetëm pak sikur kompjuteri i punës të prishet. E gjithë puna, për të mos thënë jeta, të bllokohet. Për pasojë nervozizmi kap majat.

intole

Sa më shumë mësohemi me një “sistem të thjeshtë dhe efikas”, aq më shumë zhgënjehemi se jeta jonë do jetë më e thjeshtë.

Një shoqëri multietnike shkatërroi sistemin e rregullave para arritjes së globalizmit, duke gjeneruar iluzione që nuk përmbushen. Mekanizmi që hyn në lojë është ai i fëmijës së llastuar, që është mësuar të ketë ç’të dojë dhe të marrë premtime që nuk mbahen. Në botën virtuale të krijohet ideja se ti i meriton të gjitha. Por jashtë saj nuk ke asgjë prej atyre që të premtohen dhe kjo rrit intolerancën. Sot, në ndryshim nga dje, mund të kesh gjithçka në dispozicion.  Është një botë që u ofron gjithçka të gjithëve, duke krijuar vetëm iluzione dhe duke u transformuar në një botë komplekse dhe zhgënjyese.