Aktualitet

Pse Papa Françesku e pëlqen kaq shumë Vladimir Putin?

Një njeri i njohur për temperamentin dhe agresivitetin e tij po gjen një mik të papritur tek një njeri i paqes, vetë Papa i katolikëve Françesku I.

Sekretari i Shtetit papal të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin do të kryejë një vizitë zyrtare në Moskë në datën 20 Gusht, për të takuar presidentin rus dhe partiarkun e Kishës Ortodokse Ruse. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e këtij rangu të lartë në Rusi, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe përbën një hap të mëtejshëm drejt thellimit të marrëdhenies që filloi në Shtator të vitit 2013 kur Papa i bëri një letër të hapur Putinit. Në këtë letër Papa i kërkoi Putinit që “të lutej për të”, një varg ky që mesa duket e ka prekur veçanërisht presidentin rus.

Kjo kërkesë e pazakontë për një letër formal i bëri apel identitetit të fortë kristian të Putin, linjë të cilën e ka kultivuar dhe në mënyrën e tij të qeverisjes. Pak muaj më vonë ka qenë Putin ai i cili shkoi në Romë për të takuar Papën dhe ndonëse shkoi në takim rreth 50 minutave me vonesë, biseda mes të dyve zgjati 1 orë, ndërkohë që në takimin e tij me Donald Trump, Papa konsumoi vetëm 29 minuta.

Për Putinin një marrëdhenie e hapur me Vatikanin është një mundësi për të portretizuar veten e tij si emblemë të moralitetit dhe mbrojtës i vlerave tradicionale që bën kontrast me shumë liderë të tjerë në perëndim. Miqësia me Papën i tregon botës se Kremloini nuk është i izoluar, ndonëse ndodhet në një regjim të rreptë sanksionesh.

Nga ana tjetër për Kishën Katolike Romake lidhjet e ngushta me Moskën janë një mundësi për të krijuar një prezencë më potente në lindje ku shekulli i fundit shënoi një revolucion të komunistëve dhe ateizmit. Disa media spekulojnë se vizita paraprake e sekretarit është një parapërgatitje për pritjen për herë të parë të një Pape Katolik në Moskë, që padyshim do të kundërshtohej nga njerëzit e linjës konservatore të ortodoksisë ruse.

Papa ka disa vite që ka marrë mbi vete misionin e “Unifikimit të të Krishterëve”. Në vitin 2016 Papa dhe Patriarku i Moskës u takuan në një aeroport në Kubë, takim ky për të cilën u deshën 20 vjet planifikime dhe i pari mes dy liderëve të Moskës dhe Vatikanit që pas skizmës të madhe që solli ndarjen e Kishës në vitin 1054.

Gjithashtu, Papa dhe Putin ndajnë të njëjtin qëndrim për regjimin e Assad, përderisa pjesa më e madhe e të krishterëve të Sirisë e mbështet qeverinë, për shkak të terrorit që ngjall ideja e një regjimi islamik nga ISIS ose rebelët.

Këto janë disa nga arsyet kryesore pse me kalimin e kohës, lidhja dhe partneriteti i paprecedent mes Vatikanit dhe Moskës po forcohet. K.H/ tiranapost.al