Aktualitet

Pse nuk jepet informacion për Alvin në Siri? Zv.ministri: Kemi kontakt me disa persona në kamp, por nëse flasim i rrezikojmë

Pse nuk jepet informacion për Alvin në Siri? Zv.ministri: Kemi kontakt

Zv/ministri i Jashtëm, Eltien Xhafaj, tha se nuk mund të japë informacion për kohën apo detaje nga operacioni për shpëtimin e Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë që janë të bllokuar në kampin në Siri. I pyetur në emisionin “Opinion”, sesi do të shpëtohen shqiptarët, Xhafaj tha:

“Mënyra që kanë zgjedhur dhe shtete të tjera është duke vendosur kontakt në terren. Kemi kontakt në terren me persona të caktuar në kamp nëpërmjet partnerëve të huaj dhe shërbimeve. Nuk mund të kaloj në detaje operacionale. Me djalin do të veprohet në të njëjtën mënyrën që do të veprohet me të gjithë të tjerët. Ajo që bëhet duke i mediatizuar këto raste është që ekspozohet. Ka një operacion, ka një konsensus të lartë. S’mund të jepen detaje se vihen në rrezik personat e tjerë atje”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rrefehet-babai-i-alvinit-qe-ndodhet-ne-kampet-e-isis-i-humba-kontaktet-10-dite-pasi-u-takuam-kam-biseduar-me-kryeministrin-rama/