Aktualitet

Pse në dimër duhet të hash supë?

Është e thjeshtë për t’u përgatitur. Nuk të ha shumë kohë dhe mbi të gjitha është një aleat i përkryer i linjave në ditët e ftohta të dimrit
Pse në dimër duhet të hash supë?

Largon urinë, por në mënyrë natyrale. E pasur me ujë dhe fibra, supa mbush stomakun, pa sjellë teprim kalorish. E preferueshme në fillim të vaktit, supa limiton konsumin e ushqimeve që kanë shumë energji.

Pastron organizmin. Supa është e përbërë kryesisht nga uji. (85-90%). Përmban edhe perime të pasura me fibra që pastrojnë organizmin dhe e eliminojnë toksinat.

Një këshillë: për të forcuar edhe më shumë këtë efekt, përdor perime me veti diuretike, si qepa, preshi, finoku, domatja, kungulleshka, lakra. Dhe bëj kujdes me kripën.

Përmban mikroushqyes. Perimet e pasura me vitamina, kripëra minerale dhe oligoelementë: kryesoret për të qenë në formë.

Një këshillë: për të pasur një gamë të gjerë substancash ushqyese, përzje perime me ngjyra të ndryshme. Një rregull thelbësor: përgatit supëra në shtëpi dhe shmang sa të mundësh ato industriale, të pasura me kripë dhe yndyrna. Për lehtësi mund të përgatitësh disa lloje supash, t’i vendosësh në ngrirje dhe t’i konsumosh sipas dëshirës dhe kohës.

Dhe në fund një recetë

Supë me oriz dhe kungull

Përbërësit

70 gramë gjalpë

60 gramë djathë parmixhano

0.5 l qumësht

1 qepë

200 gr oriz

1.5 kg kungull i verdhë

1.5 lëng mishi

Kripë

Përgatitja

Pri kungullin në copa të vogla

1

Pastroje nga lëkura dhe farat dhe zieje në një tenxhere në zjarr mesatar për dhjetë minuta me qumësht dhe kripë. Kaloje në misker dhe zieje për 5 minuta të tjera.

2

Gri qepën hollë dhe skuqe me gjalpin. Kur të zbutet shto masën e kungullit, përzieje dhe lërë të skuqet për disa minuta.

3

Shto lëngun e mishit dhe kur të ketë marrë valë shto orizin. Shtoi kripë dhe zieje për 13 minuta.

4