Showbiz

Pse i mbyllim sytë kur puthim?

Të puthesh me sy mbyllur është një veprim krejt natyral dhe spontan. Njëlloj si kur dëgjon këngën që të pëlqen më shumë apo ha diçka shumë të shijshme

Po pse puthim më sytë mbyllur?

Bëhet fjalë për një veprim automatik, sepse është një mënyrë për të shijuar më thellë atë që po bëjmë, si kur puthim, ashtu edhe kur dëgjojmë apo hamë.

Shqisat tona janë të gjitha në gatishmëri dhe parimisht secila kërkon vëmendje. Kur puth me sytë mbyllur, ne i përjashtojmë të gjitha ndjesitë e tjera, duke u përqendruar vetëm tek puthja.

Pra, hidhet poshtë ideja se kemi mbyllur sytë nga turpi, pasioni apo edhe për shkak se jemi shumë të afërt me fytyrën e një personi tjetër.

puthje1

Në këtë përfundim kanë arritur psikologët e Royal Holloway University të Londrës, me një studim të publikuar në revistën Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance.

Truri nuk arrin të durojë shumë stimuj në të njëjtën kohë. Ja pse, kur kryejmë një veprim që kërkon përgjigje për dy stimuj, ndjejmë nevojën që të mbyllim sytë për të shmangur një lloj ngarkese ndijore.

Kush puth me sy hapur?

Sipas kësaj teorie, kush i mban sytë hapur gjatë puthjes, ka të ngjarë që në atë moment nuk është shumë i bindur ose ka frikë se nuk është i bindur. Është një mënyrë që të bën ta përjetosh më pak puthjen, gjë që mund të shkaktojë çorientim tek partneri.