Aktualitet

Pse makina që po udhëtonte prokurori Ndoja nuk ishte në emrin e tij? Gazetari Artan Hoxha tregon arsyen

Pse makina që po udhëtonte prokurori Ndoja nuk ishte në emrin e

Fillimisht u fol se makina me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja në momentin kur ndodhi atentati ishte e bashkëshortes së tij. E cila më pas u hodh poshtë nga mediat, derisa mbrëmjen e sotme u zbulua se automjeti është në emër të një biznesmeni dhe personi të afërt me Ndojën, Fadil Çalliku.

“10 ditë para makinës i ishte ndryshuar makina. Është në emër të Fadil Çallikut. Përdorin makina që i kanë në emra të të tjerëve se nëse i kanë në emrin e tyre duhet t’i deklarojnë”, tha gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.  

Si pasojë e atentatit, sot ndërroi jetë në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe i plagosuri tjetër Aleksandër Laho, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/autoret-e-fshehur-te-sulmit-ndaj-prokurorit-renea-dhe-fnsh-aksion-ne-lushnje-dhe-vlore/