• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Pse kur kemi ankth kërkojmë gjëra të ëmbla? Ekspertët flasin për rreziqet dhe ç’duhet konsumuar në situata të tilla


    Nuk është sekret që sheqeri është armiku i trupit, sidomos për ata që konsumojnë produkte të ëmbla gjatë ditës. Rezulton se 75% e amerikanëve, sidomos ata që përjetojnë ndjenja ankthi apo depresioni po konsumojnë shumë gjëra të ëmbla. Efektet e dëmshme në shëndet janë të studiuara mirë dhe kjo është arsyeja pse dietologët bëjnë thirrje që të hiqet dorë nga sheqeri i tepërt që edhe rreziku i sëmundjes të ulet.

    Por e dini se çfarë efekti ka sheqeri në shëndetin tonë mendor?

    Në momentet e stresit njerëzit kërkojnë gjëra të ëmbla duke menduar se do të qetësohen, po në të vërtetë përveç stresit apo ankthit, do të prekesh edhe nga ndjenja shqetësimi, nervozizmi dhe trushtimi, dhe efekte negative dyfish nëse vuan nga depresioni.

    Pse sheqeri e shkakton një problem të tillë?

    Pasi konsumojmë shumë sheqer, trupi lëshon insulin për të ndihmuar në thithjen e glukozës së tepërt në rrjedhën e gjakut dhe për të stabiluzuar nivelin e sheqerit në gjak. Por kjo nuk është domsdoshmërisht një gjë e mirë. Pari kjo e bën trupin të punojë shumë që të kthehet në gjendjen normale. Pra sheqeri në të vërtetë përkeqëson çdo lloj problem.

    Edhe pse nuk e shkakton ankthin, sheqeri në fakt e përkeqëson.
    Kjo bën që të ndjeni tension, irritim nervoziëm dhe nevojën për të sulmuar çdokënd.

    Sheqeri gjithashtu dobëson aftësitë fizike, për tju përgjigjur stresit, që më pas kalon në ankth kronik.

    Një studim tek minjtë konfirmoi lidhjen fortë të sheqerit me ankthin.

    Ekspertët thonë se edhe në momentin kur njerëzit heqin dorë do të përjetojnë ndjenja tundimi, pasi sheqeri krijon edhe varësi por është një ngjë që luftohet dhe është totalisht i arritshëm eleminimi i plotë.

    Sheqeri gjithashtu ul fuqinë e trurit.

    Studiuesit kanë zbuluar se gjenet në tru mund të dëmtohen nga fruktoza.

    Kjo mund të ndikojë në kujtesë, në aftësi të komunikimit dhe madje mund të çojë në sëmundjen e Alzheimerit, diabetit dhe sëmundjen e zemrës.
    Burimet kryesore të fruktozës në dietën amerikane përfshijnë sheqer kallamishte (saharoze) dhe shurup misri me fruktozë të lartë.

    Ekspertët këshillojnë që të konsumoni gjëra pa sheqer, por kjo sdo të thotë të hiqni dorë nga produkte të ëmbla. Për ata që nuk rrinë dot pa një gjë të ëmbël, mund të konsumojnë luleshtrydhe, patate të ëmbël, hurma mjaltë organik apo qumësht bajamesh. Health Line/ Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post