Lifestyle Te gjitha TIP top

Pse këpucët Louboutin janë aq të shtrenjta?


Këpuca e njohur për pjesën e kuqe poshtë saj, ka pushtuar këmbët e yjeve. Edhe ekspertët e modës e dinë dhe janë dakord se Louboutins është sinonim i këpucëve ekskluzive dhe të shtrenjta.

Këpucët e Christian Louboutin janë bërë një simbol i statusit për VIP-a dhe shumë të pasur. Louboutin janë të spikatur nga të famshëm të kalibrit të Beyoncé dhe Cardi B dhe protagonistet në tapetin e kuq të gjysmës së botës.

Por ka një pyetje që të gjithë admiruesit e markës nuk mund të mos e bëjnë: Çfarë e bën Louboutin kaq të veçantë që kushton qindra dhe mijëra dollarë?

Kujtojmë që krijuesi i markës e nisi rastësisht duke e lyer pjesën e poshtme të këpucëve me manikyr të kuq dhe pa që këpuca dukej mjaft bukur dhe me stil. Ai është shprehur se të prodhosh këpucë, kushton fuqi punëtore, material cilësor dhe rrjedhimisht edhe para.

Foto nga Google

‘Rëndësi ka kush e dizenjon, kush e fabrikon dhe materiali me të cilin bëhet kjo këpucë’, tha David Mesquita, përpunues lëkure.

Foto nga Google
Foto nga Google

Çmimi rritet kur këto këpucë kanë në përbërje edhe gurë të lakmuar, që e bën të lakmuar nga shumë të pasur.

Foto nga Google
Foto nga Google

*Ky post u përshtat nga www.it.businessinsider.com