Aktualitet

Pse i kemi gatuar gabim pastat?

Pastat ose makaronat janë një nga pjatat më të famshme, jo vetëm për shijen por edhe për kohën e shkurtër të gatimit të tyre.

Të gjithëve na ka ndodhur t’i kemi gatuar kur kemi qenë shumë të lodhur apo nuk kemi pasur ide se çfarë të gatuanim, duke eksperimentuar me shijen e ndryshme të salcave. Për të tjerë, ato mbeten edhe një pjatë e preferuar.

Por, pavarësisht sesa shpesh i konsumojmë, duket se i kemi gatuar gabim gjatë gjithë kohës.

A i shtoni vaj ulliri ujit që do të zieni pasta, pasi do të ndalojë ato që të ngjiten me njëra tjetrën? Mesa duket ky është një veprim i gabuar.

pasta

Shefi i njohur i kuzhinës, Fabio Viviani, ka kërkuar ndalimin e përdorimit të vajit si edhe largimin nga pastat që ziejnë.

“Është një gënjeshtër e madhe dhe madje shpërdorim i vajit. Nuk duhet të nxitoni pastat që të ziejnë, të cilat do të ngjiten gjithsesi. Mënyra më e mirë është që të prisni dhe t’i trazoni ato”, u shpreh ai.

Kripa është i vetmi ingredient, sipas shefit, që mund t’i shtojmë pastave por duhet të kemi kujdes që mos ta teprojmë në varësi të salcës që do të përdorim.