• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Pse i paragjykojmë gratë që shkojnë me makeup në palestër dhe këshilla që duhen ndjekur nga një dermatologe


    Nuk është e pazakontë të shohësh gra me makeup në palestër. Shumë prej tyre edhe paragjykohen dhe komentohen se shkojnë thjesht për tu dukur dhe jo për tu stërvitur. Por pse ndodh kjo gjë? A do të thotë vërtetë se shfaqen në palestër thjesht për tu dukur, ndoshta edhe për njohje dhe jo sepse vërtet kujdesen për veten dhe trupin e tyre?

    Në fakt ka disa arsye pse disa lyhen kur stërviten. Një prej tyre është prakticiteti, në një botë ku gjithçka ecën me ritme të shpejta na bën që të mos kemi shumë kohë. Ndaj pas palestrës disa shkojnë edhe në punë apo takohen me miqtë dhe thjesht i hedhin një ujë trupit. Arsyeja e dytë është djersitja. Disa e kanë shumë bezdi të djersisin në fytyrë ndaj vendosin pudër apo makeup për të mbajtur fytyrën e thatë.

    Mbi 40% të grave angleze thonë se ndihen në siklet kur djersisin shumë në fytyrë. Kur sportistja angleze Alex Greenwood u shfaq me makeup në Kupën Botërore për gratë këtë verë ajo u përball me kritika dhe komente negative në internet. Por për vetë Alex, atletet gra duhet të kujdesen edhe për mënyrën se si duken përveç aftësive sportive. Ndërsa një tjetër grua me emrin Megan tregon se gjithmonë shkon me grim në palestër sepse duhet të nxitojë më pas për në zyrë.

    Woman cleaning her face with a cotton pad.

    “Nuk jam e vetmja, shoh njerëz në palestër të cilët ushtrohen me makeup. Sigurisht që mund të ketë edhe paragjykime por njerëzit nuk kanë kohë të vrasin mendjen për këto gjëra. Në pamje të parë duket sikur ato që lyhen e bëjnë për tu dukur më bukur dhe për të tërhequr vëmendjen, por të paktën në rastin tim nuk vjen kjo gjë. Jeta është shumë e shkurtër për tu shqetësuar nëse gruaja që po ngre pasha në palestër ka lyer pak sytë apo vetullat. Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë siç duan”, tregon Megan për Metro.

    Por a e dëmton makeupi lëkurën? Djersa dhe grimi janë një kombinim i keq në fakt, mund të jetë i dëmshëm dhe këtë e thotë Patricia Boland, e cila është specialiste e problemeve të lëkurës.

    Kur jemi aktivë, qarkullimi i gjakut rritet, gjë që ndikon në ndryshimin e vajit që prodhon trupi dhe bën që të djersitemi. E kombinuar me make up, bën që të lëkura të acarohet, dhe të krijohen puçrra, në disa raste dhe infeksione të rënda, në varësi të llojit të lëkurës. Grimi i syve gjithashtu nuk sugjerohet në palestër, edhe pse konsiderohet më pak i dëmshëm”. Metro/ Tiranapost.al. E.B

    A young woman with wet hair removing smudged mascara

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690