Lajme nga Bota

Pse Homo Sapiens mbijetoi dhe speciet e tjera u zhdukën nga faqja e dheut: mungesa e tolerancës së llojit tonë

Pse Homo Sapiens mbijetoi dhe speciet e tjera u zhdukën nga faqja e dheut:

Sapiensët ishin më të aftë në gjueti dhe korrje-falë teknologjisë më të mirë dhe aftësive sociale të shkëlqyera-kështu që u shumuan dhe përhapën. Neandertalët nga ana tjetër ishin më pak të shkathët, kështu që e patën shumë më të vështirë të ushqeheshin. Popullsia e tyre filloi të zvogëlohej deri në zhdukje, përveç një grupi të vogël anëtarësh që iu bashkuan grupeve të Sapiensëve.

Një arsye tjetër për zhdukjen e tyre mund të jetë edhe fakti se konkurrenca për burime ushqimore u shndërrua në dhunë dhe genocid. Toleranca nuk është karakteristikë e Sapiensëve. Në kohët moderne, një diferencë e vogël në ngjyrën e lëkurës, dialekt ose fe ka mjaftuar të nxisë një grup Sapiensësh të shfarosë një grup tjetër. A do të ishin më tolerantë Sapienët e lashtë ndaj një specieje humane krejtësisht të ndryshme nga ata? Ndoshta kur Sapiensët takuan Neandertalët, rezultati ishte pastrimi i parë dhe më domethënës etnik në histori./ Copyright/ Tiranapost.al. 

Pjesë nga libri Homo Sapiens, a brief story of humankind

Image result for denisovans

Denisovans

Image result for Homosapiens

Homos Sapiens 

Image result for neanderthal

Neandertal