Kosova

Pse Hashim Thaçi përpiqet pafund të sqarojë gabimin me kufijtë?!

Pse Hashim Thaçi përpiqet pafund të sqarojë gabimin me

Thotë korrigjim dhe jo shkëmbim? Po ndryshimi në vetvete a është i rrezikshëm? Dhe korigjimi a vjen me shkëmbim? Dhe sido të jeyë fjala që përdoret a është prekja e kufijve në Ballkan apo edhe në Europë një temë që hap orekse deri në përplasje? Të gjitha këto ndoshta i di edhe Hashim Thaçi, por tani duket se Presidenti kosovar po përpiqet të justifikojë një dështim me tezën e tij.

“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi në “Open”.

“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, thekson ai. /Tiranapost.al/