Aktualitet

Pse është zhdukur LSI?!

Analisti Ben Andoni i ftuar në ‘Ora e intervistës’ në Ora News foli në lidhje me aktualitetin politik në vend dhe qëndrimin e LSI-së për këto çështje

Gazetari: Nëse audio-përgjimi del që është fake?

Ben Andoni: Nëse del që nuk është i vërtet atëherë kjo nuk do ndikojë fare te Partia Demokratike sepse PD-ja tani është mësuar me këtë rend pune dhe nuk i bën përshtypje.

Gazetari: Pse është zhdukur LSI?

Andoni: LSI për mendimin tim është në një pozicion të vështirë. LSI në thelbin e saj është më e majtë se PS-ja , PS-ja është një e majtë e mesme, dhe kjo është arsyeja që kur ata bëjnë opozitë e kanë shumë të vështirë të përshtaten, si dhe për të treguar rrugën e drejtë për një zgjidhje./Tiranapost.al