Tech

Pse duhet të flisni vetëm me WhatsApp dhe Facebook Messenger

Pse duhet të flisni vetëm me WhatsApp dhe Facebook Messenger

Aplikacionet më të përdorshme për shkëmbim mesazhesh dështojnë në mbrojtjen e informacionit të përdoruesve.

Sipas organizatës “Amnesty International”, aplikacionet më të përhapura për të komunikuarnuk ofrojnë mbrojtjen e duhur të informacioneve dhe privatësisë.

Skype-i dhe Snapchat-i janë në mesin e emrave të njohur që kritikohen për probleme me sigurinë e informacioneve të përdoruesve të tyre.

“Amnesty International” analizoi 11 aplikacione t më të njoura të komunikimit dhe gjeti variacione të mëdha me sigurinë. Më mirë dolën “Facebook Messenger” dhe “WhatsApp”.

“Për shembull, në WhatsApp, aplikacioni përdor një sistem të fortë kodimi dhe i informonon përdoruesit se si e mbron informacionin” thotë Sherif Elsayed-Ali, i “Amnesty International”.

Nga ana tjetër, “Skype” në pronësi të Microsoftit dhe “Snapchat”, dolën keq. “Snapchat” e kundërshton këtë vlerësim të “Amnesty International” dhe thotë se privatësia dhe siguria janë vlerat bazë të kompanisë.