• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Pse burrat e martuar nuk po e vënë më unazën në gisht?  


    Rrethi i martesës, simboli i “derisa vdekja të na ndajë” nuk është më i tillë. Sot burrat po bëhen më “sportivë” dhe nuk e duan më unazën e florinjtë në dorë. Sepse “uff, sa më shtrëngon”, “me punën që kam unë, më bezdis shumë”, “nuk më hyn më”, etj., etj. Ka edhe nga ata burrat kreativë që e fshehin mes të tjerash unaza trendy. Dhe thuajse janë zhdukur fare atë që e mbanin varur në qafë në një zinxhir.

    Njëherë e një kohë rrethi i artë ishte simboli që ndante të martuarit nga beqarët ende në qarkullim. Sot po shtohen gjithmonë e më shumë burrat që janë të martuar por nuk kanë asnjë unazë e as shenjë unaze në gisht, sepse nuk e ndjejnë si detyrim social. Unaza sot shkon e vjen, pa i detyruar burrat t’i tregojnë gjithë botës se janë të zënë ose më saktë të martuar. Një hap që shkon bashkë me tronditjen e insitucionit të martesës, me një numër gjithnjë e në rritje të divorceve e sidomos tradhtive.

    Asgjë nuk është më si më parë, as rrethi i artë i martesës, që po rrëshqet nga gishti i unazës së burrave. Simboli i bashkimit në martesë, premtimi, lidhja e përhershme mes një burri dhe një gruaje nuk banon më në gishtin e majtë. Mos ndoshta mungesa e unazës do të thotë që të japësh sinjalin se të gjitha e kanë rrugën e lirë?

    Pierre Casiraghi, i freskët nga martesa me Beatrice Borromeo, nuk ka asnjë unazë në gisht. Ndoshta ngaqë të gjitha e dinë që ai është i zënë?! Për të mos folur pastaj për kokëfortën Angela Merkel, që nuk e mban rrethin, njëlloj si i shoqi, po në këtë raste janë të dy në një mendje.

    Nëse zgjedhja është e të dyve, çdo gjë është ok. Dyshimet lindin kur veç njëri nuk e do dhe në përgjithësi janë burrat ata që kanë alergji nga floriri, ose iu shtrëngon unaza apo iu bën vapë.

    Për të mos folur për ata që e mbajnë por në raste të caktuara e futin në xhep apo e harrojnë në ndonjë pasqyrë hoteli. Sa kurioze jemi të dëgjojmë justifikimin para gruas, të cilës unaza i shkëlqen në gisht: një marsian u shfaq papritur dhe ma rrëmbeu me metoda jashtëtokësore!

    Në jetën tonë, unaza është simbol social. Do të thotë të deklarosh para të gjithëve se i përket një shoqërie të bazuar mbi familjen, pra mbi martesën. Por rënia sociale tanimë është e zyrtarizuar: unaza e ka humbur vlerën.

    Por është e vërtetë edhe e kundërta: një unazë nuk të jep kurrë çertifikatën e sigurt të dashurisë për partnerin. Ka shumë burra ndershmërisht të dashuruar me gruan e jetës dhe nuk e mbajnë unazën. Nuk e mbajnë dhe as nuk e tradhtojnë partneren. Po ka gjithmonë e më shumë nuanca brenda një marrëdhënieje, dashurie dhe respekti, me uanzë apo pa, iu përket veç atyre. Sepse uanza po rrëmben gjithmonë e më shumë karakter privat e po humbet domethënien sociale. Sot, mes shoqërisë në ndryshim, martesave e familjeve të vogla apo të mëdha, e vetmja gjë që ka rëndësi, shekull pas shekulli, është vetëm dashuria.

    Ky post u përshtat nga Gioia dhe është realizuar nga Klaudeta Skenderasi.

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]