• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    PS vijon fushatën në Divjakë, Braçe: S’e falim më Berishën, Bashën dhe Metën


    Nga Divjaka ku kryeministri Rama ka vijuar fushatën për zgjedhjet vendore, deputeti i zonës Erion Braçe uroi themeluesit e Partisë Socialiste në 28-vjetorin e kësaj force politike.

    Ndër të tjera, zv.kryeministri Braçe tha se 30 qershori do shënojë ndarjen nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë ven, duke i përcjellë edhe një mesazh opozitës.

    “Sot është 12 Qershori, dita e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Do të doja t’u uroja ditën e lindjes së PS-së dhe t’i shprehja mirënjohje socialistëve nga kjo zonë në partinë më të madhe dhe demokratike që ka njohur ky vend. Dua t’ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe çdo socialisti të ndershëm.

    30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara. Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë çdo kush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit”, tha ai. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690