• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    PS ta mbajë derën të hapur për të rinj, siç e mbajti për mua dikur!


    E nis me shembullin e familjes së tij, të panjohur dhe rrugëtimin në Partinë Socialiste duke thënë se ashtu si edhe Elisa (Spiropali) po të mos qe për derën e hapur të PS-së, s’do ishin aty.

    Veliaj kujdeset mos të kujtojë luftën brenda llojit, e cila si kudo më politikë ka rrethuar edhe atë vetë, por si gjithmonë flet duke parë nga gjysma e gotës plot.

    Ai thotë se: “Po mos të ishte që ta mbanin derën hapur për të rinj as unë, as Elisa, s’do ishim këtu sot. Unë nuk e kam familjen e njohur. Kështu që mbajeni derën hapur, që delegatët e rinj të kenë një mundësi në PS dhe jo vetëm të jenë avokatë të shqetësimeve. Jemi në një situatë kritike, është më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtar. Kur opozita ishte prezente, veç akuzave dhe baltës së hedhur ishte një forcë presioni, se ma bënte punën më të lehtë se shikonte ku shkonin gjërat gabim. Tani është më e vështirë se, duhet të bësh dhe kritikun e skuadrës tënde, se nëse nuk e bëjmë do të biem në një grackë vetëkënaqësie. Kjo ushtri delegatësh të na sjellë këtë frymë që të punojmë më fortë. Do të kthehet në një forcë emancipuese, modernizuese, ndërsa përgatitemi në mandatin e tretë”.

    Gjatë takimit “Ti Zgjedh” u prezantuan kandidatët që garojnë si delegatë të PS për Kongresin./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post