• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    PS përgatitet për zgjedhjet vendore: Do çlirojmë bashkitë e kapura nga Luli e Monika


    PS ka nisur takimet me strukturat elektorale për përgatitjen për zgjedhjet e 30 qershorit. Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat në Elbasan ku në fokus ishte komunikimi dixhital. Balla shkruan në facebook se më 30 qershor PS do të çlirojë bashkitë e kapura nga Luli e Monika

    “Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në këtë datë çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë”, shkruan Balla.

    Në portalin e ri “Bashkitë që duam” do të publikohet axhenda e çdo kandidati duke i dhënë mundësi mediave dhe shoqërisë civile të marrin pjesë në takime./Tiranapost/A.C