• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Opinion Të gjitha

    PS dhe LSI bërtasin: Ooo milet…! PD i bie daulles, që mileti të mos dëgjojë asgjë


    Matilda Terpollari Opinion

    Politika e ditës na kanë bërë të gjithëve të hyjmë në një diskutim që me gjasë do të vazhdojë deri sa dikush nga protagonistët të nxjerrë variantin më të besueshëm. Konflikti Meta –Rama, takimi i të dyve dhe marrëveshja për heqjen e ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjanit është misteri që na ka mbërthyer të gjithëve. Ndërkohë përballë televizorit qëndron mileti. Ai që s’ka bukë në shtëpi, apo punë. Të gjithë i kanë hyrë diskutimit në kanë marrë vesh gjë apo jo. Deri tani ka disa variante të ngjarjes. Një është marrëveshja për një president nga LSI, variant i dytë; Meta është përfundimisht i kapur dhe ka shitur shokët e tij. Ka dhe disa variante të tjera, por që sipas meje duhet të elaborohen edhe pak. Mileti nga ana tjetër, ka 48 orë qe po rri kafeneve dhe diskuton në ka marrë vesh gjë. Në fak nuk ka marrëvesh asgjë, se edhe në studiot televizive nuk kanë rënë ende dakort mbi ngjarjen në fjalë. Përpiqemi të kthejmë sytë nga opozita, por heshtja e tyre flet vete….Megjithatë dje doli një e dhënë e re nga ish kryeministri Sali Berisha, qe e shtoi edhe më shumë misterin. Ai deklaroi në ABC neës, se bëhet fjale për përgjime të reja. Këtë here është LSI nëpërmjet Lefter Kokës që disponon video, të cilat sipas tij shakullosin Edi Ramen.
    Megjithëse Ylli i kualicionit ka rënë, Meta e Rama po vazhdojnë të qeverisin bashkë në errësirë .
    Partia Demokratike dhe kryetari i saj Basha, në fakt nuk është se kanë dhënë deri tani një denoncim, se cfarë fshihet pas kësaj ngjarje në fundjavën që na trazoi kaq shumë.
    Deri tani të gjithë po fantazojnë, ndërsa aktorët PS, LSI dhe PD jo. Ata të tre kanë një tjetër qëllim. Të shkojnë në zgjedhje me cdo gjë që nuk ka asnjë lidhje me cfarë i kanë premtuar elektoratit 4 vite më parë. Të heqin vëmendjen nga drama e përditshme dhe ta cojnë drejt spektaklit ku për disa drita më shumë, janë futur edhe disa dashnore, një hotel dhe një qytet diellor sic është Saranda.
    Dy aletatët qeverisës prodhuan lajmin gjenial , por të vjetër sa vetë ata. I gjetën popullit një temë të re, atë të para zgjedhjeve. Dhe sigurisht ja dolën. Mileti po harron cdo gjë. Harroi qe : s’ ka ngrohje, që s ka drita , që s ka liri, që gazetarët po hiqen nga puna, e që s’po proteston njeri.
    Në fakt ky është pikërisht momenti i një llogaridhënie. Është momenti ku në cdo vend normal pas katër vjet qeverisjeje , të gjithë ministrat bashkë me Kryeministrin, duhet të japin llogari për ato c’ka premtuan 4 vite më parë. A i hapi kjo qeveri 300 mijë vende pune ? A i lehtësoi ajo nga taksimi 90 për qind të shqiptarëve ? A ka gjë për të thënë mbi mbi kanabizimin e Shqipërisë 5 herë më shumë se Lazarati? A ka gjë për të thënë, se si fshatrat me plantacione kanabisi, kanë fushën e vet të aviacionit për transportin ajror të drogës ? Po shëndetësia falas u arrit ? Kyishte premtimi më mbreslënës, që bëri dhe më skeptikët të votojnë këtë kualicion. A u plotësua kjo pikë në programin qeverisës ? A arriti ky kualicion të japë shërbime sipas nevojës dhe jo sipas xhepit ? A e ka mbajtur premtimin mbi kthimin-kompensimin i pronave private? A është normalizuar trafiku rrugor, duke marrë masat e domosdoshme për evitimin e aksidenteve të rënda (faqe 15)?
    Le të hapim më më në brendësi faqet e programit të premtimeve të kësaj qeverie për 2013-2017.
    A ja ka arritur që të mbajë premtimin, duke investuar për mosbraktisjen e fshatrave? Shifrat thonë se emigracioni i Shqiptarëve vazhdon të jetë ndër më të lartët në evropë.
    (faqe 21).
    Aështë rritur transparenca dhe llogaridhënja e qeverisjes vendore në raport me komunitetin, dhe a është rritur përfshirja e qytetarëve dhe grupeve të interesit në vendimarrjen në nivel të qeverisjes vendore? (Faqe 24)
    Unë mendoj se jo.
    Pas 25 vjetësh në Shqipëri kemi të parat protesta të dhunshme kundër pushtetit vendor (Bashkisë së Tiranës) dhe shoqërisë civile, pikërisht për mungesën e transparencës në ndërtimin brenda Parkut të liqenit. Ndërtimi i kullës së biznesit bashkangjitur me stadiumin po në pronën publike në mes të kryeqytetit, është një tjetër vepër e kësaj qeverie, që hasi në mungesë të plotë transparence.
    “Kuadri ligjor, që garanton pavarësinë e medias është
    tërësisht i deformuar në praktikë. Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe
    e drejta e informimit do të përforcohet për të gjithë, e veçanërisht për gazetarët”, thuhet në faqen 25 të premtimeve.
    Kjo pike e premtimeve shënoi shkeljen më flagrante të saj disa ditë më parë. Dhënia e licensës së katërt kombëtare nga AMA për DIGITALB është jo vetëm një skandal me pasoja të rënda për lirinë e medias e demokracinë, por edhe një vepër penale. Si pasojë e këtij vendimi, pritet të krijohet një monopol mediatik.
    A është mbajtur premtimi për rritje të transparences dhe llogaridhënies së qeverisjes vendore në raport me komunitetin? (faqe 25)
    Nuk kemi ende asnjë rast që të tregojë të kundërtën. Faqet e bashkive janë të mbushura me figura dhe rendera, por asnjë e dhënë mbi kontratat e firmosura nga këto institucione me privatët nuk ekziston. (faqe 31 )
    Si ka shkuar partneriteti publik-privat ? A ështëARMO momenti me flagrant për këtë? A kemi sot një kompani qe është larguar pa larë borxhet dhe ka lënë në rrugë 4 muaj pa paga punëtorët e rafinerisë në Fier ?
    A është mbajtur premtimi për furnizimin e pandërprerë me energji
    elektrike ?
    •A është mbajtur premtimi për shndërrimin e sektorit të gjeologjisë në kushte standarte bashkëkohore ?
    Si dëshmi e të kundërtës qëndron Marinza një fshat në rrethin e Fierit me shtëpi të shkatërruara nga kompania e nxjerrjes së naftës “Bankers Petroleum” e së fundmi një grevë urie nga banorët e zharrëzës pikërisht për të njëjtën arsye.
    A është mbajtur premtimi për ujë të pijshëm 24 orë ? (këtë premtim e gjeni në faqen 41 dhe mund ta kujtoni sa herë ju ikën uji në shtëpitë tuaja)
    Në faqen 42 vjen dhe premtimi më flagrant për të cilin si LSI , PS bashkë me PD po bëjnë maksimumin për mos e mbajtur.
    “ Do të ndalojmë importin e mbetjeve”. (faqe 42)

    Në 4 vite kjo Qeveri nuk ja doli dot të asgjesojë mbetjet e saj. Megjithëse Shqipëria s’ ka kapacitete të kontrollojë këto mbetje, inceneratorët janë licensuar dhe ndërtuar në pritje të mbetjeve nga jashtë. LSI ende nuk ka bërë të ditur nese me kthimin e ligjit në parlament, do ta rrëzojë apo jo. Nga ana e saj PD e letësoi edhe më shumë futjen e mbetjeve në vend, duke dalë nga parlamenti dhe duke mos bashkuar votat kundër.

    Premtimi i faqes 47 i përket arsimit.
    “Nuk do të ketë asnjë klasë me më shumë se 30 nxënës”. Kjo është një tjetër gënjështër, të cilën e mbaj mbi supe cdo ditë sa herë dërgoj vajzën në shkollë.Po në faqen 47 në kapitullin “Arsimi” qëndron e zezë mbi të bardhë një tjetër premtim i pambajtur.
    Citoj: “Cdo nxënës që duhet të udhëtojë në këmbë mbi 20 minuta për të shkuar në shkollë, do të këtë transport falas të garantuar “.
    Po në faqen 47 vjen dhe premtimi i gënjeshtërt për familjet me 3 fëmijë.
    Cdo fëmijë që është i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje, do të ketë librat falas gjatë gjithë ciklit të shkollimit të detyrueshëm”
    Premtimet nuk mbarojnë këtu. PD ka hequr dorë nga kërkesa e saj për votimin elektronik dhe PS ka hequr dorë nga vota e emigrantëve , votë të cilën jua premtoi atyre në fillim të mandatit qeverisës. LSI denoncon qeverinë , në emër të Shqipërisë dhe nga ana tjetër qendron ne qeveri. Por “Santa Quaranta” është zgjidhja e rradhës 4 muaj përpara zgjedhjeve. Ajo qëndron kudo, në tavolina, shtëpi e tv . Qëndron si “shtëpia në ishull”, plot me misteret e saj.
    PS: O milet !LSI dëgjoni e mbani vesh! . PD Bum bum bum

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690