Aktualitet

Provuan dy herë, por s`u martuan dot. Lali Eri celebron live çiftin në të Dielën Shqiptare

Provuan dy herë, por s`u martuan dot. Lali Eri celebron live çiftin

Eridona dhe Spajdi kishin shkuar dy herë për t`u martuar në zyrat e gjendjes civile, por një kontratë qiraje e munguar, e shtëpisë ku jetonin, ua vështirësojë gjërat. Spajdi që punon në një nga hotelet dhe restorantet e njohur në Tiranë, takoi Ardit Gjebrean, klient i restorantit dhe i tha: Dua t`i bëj një surprizë të fejuarës se është mërzitur ngaqë s`po martohemi dot. Kështu Arditi, me ndihmën e Kryetarir të Bashkisë Erion Veliaj, organizuan një surprizë për Eridonën.

Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit gjatë programit “Ka një mesazh për ty” dhe para gjithë shqiptarëve.

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga "E diela shqiptare", Tv Klan