• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Media Të gjitha

    Provokon gazetari kosovar: Shqiptarët donin të krijonin një shtet pa Kosovën. Pavarësinë e fituam vetë


    Berat Buzhala, gazetari nga Kosova pikërisht në ditën e flamurit, shkruan për një tjetër version të historisë. Sipas tij, 105 vite më parë, plani ka qenë për të krijuar vetëm një shtet që kufizohej në Shqipërinë e Mesme.

    Në “analizën e tij”, Buzhala shkon edhe më tej teksa thotë se Kosova ka dhënë kontributin më të madh për pavarësinë e Shqipërisë. Me kritika për Edi Ramën, gazetari kosovar thotë se më ditët e sotme, Buzhala shkruan se është më mirë që Shqipëria dhe Kosova të jenë dy shtete më vete, se sa të bashkohen në një.

    Postimi i plotë

    Hala pike e kam qysh kemi mbete jashte Shqiperise me 28 nentor 1912. E gjithe kjo histori nuk eshte aq e thjeshte sa na e paraqesin historianet.
    Ne ate kohe, pra ne fillim te shekullit te 20’te, disponim per t’u pavaresuar, qofte nga Perandoria Osmane, qofte nga Serbia, ka pase ma shume ne vilajetin e Kosove, se sa ne pjeset tjera te Shqiperise. Madje, ne kete te fundit sentimenti pro turk, pro osman, ishte shume me i madh se te na, marre parasysh se Baba Sulltan ne na ka ngule shume ma heret se Shqiperise, duke na lane ne meshiren e forcave serbe.
    Kjo kishte ndiku qe te rritej deshira e jone per pavaresi, derisa ne Shqiperine e mesme edhe me tutje shpresonin qe te formonin, jo nje shtet shqiptar, por nje shtet te vogel osman, turk, mysliman. Pse Shqiperia ‘vendosi’ te shpallte pavaresine, me shume se sa disponim i popullates – perjashto veriun e vendit – ishte disponim i Austro-Hungarezeve, e deri diku edhe Italianeve, per te balancuar fuqine ruse ne Adriatik, e cila po zgjerohej permes Serbise, e edhe Greqise. Nje gje e tille e trubullonte Adriatikun.
    Ne keto rrethana, kur eshte shpalle pavaresia e Shqiperise, kur ajo eshte pranuar DISI ne Londer, kufijte nuk kane qene keta qe jane sot. Kufijte e Shqiperise se Londres e kane caktu Shqiperine ne menyre paushalle, duke thene qe ajo kufizohet ne veri te vendit kah Prizreni, Gjakova, Peja. Mirepo kurre nuk eshte thene qe a jane keto qytete brenda a jashte Shqiperise.
    Shkurt muhabeti, Shqiperia e Mesme, e kryesuar nga nje tradhtar si Esat Pasha, as qe ka deshte me degju per pjesen tjeter te Shqiperise.
    Per keto, dhe per shume arsye tjera, Kosova mbeti jashte. U deshte te kalonte nje periudhe e gjate, rreth 100 vjet, qe Kosova ta shpallte pavaresine e saj, ne te cilen sot Edi Rama i rras kapak duart, sikur te kishte kontribuar per te.
    Ma shume kemi gjurme na ne pavaresine e Shqiperise, se anasjelltas. Mirepo ne jemi vllazen, e me vllazen nuk eshte mire me i keqyr sendet krejt ne detaje.
    Tash i kemi dy shtete, qe te dyjat te dobeta. Nese behemi bashke, e bejme nje shtet – te dobet, te udhehequr nga narko trafikantet dhe hajnat e te gjitha llojeve.
    Me shume se sa per bashkim kombetar, i cili do te duhej te ishte nje synim i yni, ne duhet te kujdesemi qe t’i pastrojme shtepite tona prej lengatave qe na kane molisur deri ne buzevdekje.
    Urime 28 nentori te gjithe shqiptareve. Qe kjo dite te vinte u munduan sa Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, edhe Isa Boletini, Hasan Prishtine, Idriz Seferi, Mic Sokoli, e figura te tjera te medha historike te Kosoves… Nuk ishte zgjidhja e jona mbetja jashte Shqiperise. Ne na lane jashte Shqiperise. Nuk na lane jashte fuqite e medha, na la jashte vetedija e jone e ulte. /g.f/tiranapost.al

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]