• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Protestuesit kthehen sërish tek Drejtoria e Policisë, 6 komisariatet e Tiranës në gjendje gatishmërie


    Të afërmit e protestuesve të arrestuar në Kukës pas dhunës së ushtuar në Rrugën e Kombit, janë kthyer sërish në protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

    Pas kësaj policia ka dhënë urdhër që 6 komisariatet e Tiranës të jenë në gatishmëri pasi mund të përshkallëzohet protesta.

    Për të afërmit e 23 të arrestuarve prangosja e tyre nga policia është e paligjshme, ndërsa në mbështetje të protestuesve sot ishin edhe deputetët e opozitës. /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]