Aktualitet

Protestuan për incineratorët e mbetjeve, policia arreston katër demostrues

Katër persona që protestuan dje kundër ndërtimit të incineratorëve në fshatin Vërri të Fierit, janë arrestuar nga policia.

Personat e arrestuar akuzohen se kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, si dhe kanë kundërshtuar efektivët dhe penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Në pranga kanë rënë shtetasit:

1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.

2.Eridjon Janji, 32 vjeç.

3.Bledjon Bita, 43 vjeç.

4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç./ Copyright Tiranapost.al